Reagon Rashfordi: Kur e sulmoni Pogban, na sulmoni të gjithëve në Man United

  • 20 August 2019 - 12:49
Reagon Rashfordi: Kur e sulmoni Pogban, na sulmoni të gjithëve në Man United

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka reaguar ndaj thirrjeve raciste drejt Paul Pogbas, duke thënë se të gjithë në klub janë si familje dhe se këtë e marrin si sulm ndaj të gjithëve.

Francezi 26-vjeçar, Paul Pogba, e humbi një penallti gjatë pjesës së dytë të barazimit 1:1 të Manchester Unitedit kundër Wolves të hënën. Pas kësaj, francezi u bë lojtari i tretë brenda një javë që përballet me racizëm.

Të dielën, sulmuesi i Reading, Rakou Meite, reagoi ashpër ndaj thirrjeve raciste që u bënë drejt tij në rrjetet sociale, pasi e humbi një gjuajtje nga pika e penalltisë. Javën e kaluar, Chelsea reagoi kundër postimeve raciste në drejtim të Tammy Abraham, i cili e kishte një penallti në gjuajtjet e penalltive kundër Liverpoolit në Super Kupën e UEFA-s.

Shumë tifozë vërejtën postime me të njëjtat thirrje raciste edhe të hënën në mbrëmje, këtë herë të drejtim të Pogbas – i cili e fitoi penalltinë që s’arriti ta shndërrojë në gol – pak kohë pas përfundimit të ndeshjes në Molineux.

Disa prej këtyre postimeve  u fshinë pas pak kohe, ndërsa Twitter i suspendoi disa prej atyre llogarive – pasi që sipas rregullave të këtij rrjeti social, veprime ndërmerren ndaj llogarive që i kanë cak individët me gjuhë urrejtjeje.

“Mjaft tani, kjo duhet të ndalohet @Twitter”, shkroi Rashford në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

“Manchester Unitedi është një familje. @PaulPogba është një pjesë e madhe kësaj familjeje. Ju e sulmoni atë, ju na sulmoni të gjithëve… @ManUtd”.

Ndaj këtij incidenti ka reaguar menjëherë edhe Manchester Unitedi. Klubi anglez ka kërkuar që të ndërmerren masa ndaj atyre personave dhe ka thënë se edhe vetë është duke punuar për t’i identifikuar ata persona, kundër të cilëve do t’i ndërmarrë masat më të ashpra që i ka në dispozicion.

Në korrik, shoqata kundër racizmit “Kick It Out” raportoi se gjatë sezonit të kaluar abuzimi në baza racore u rritur për 43 për qind. 274 raste u raportuan, në krahasim me 192 të vitit paraprak. 

(Kosova Sot Online)