Ribery tregon pse zgjodhi Fiorentinën

  • 22 August 2019 - 21:23
Ribery tregon pse zgjodhi Fiorentinën

Franck Ribery ka folur për herë të parë pas zyrtarizimit te Fiorentina.

Legjenda franceze, pas largimit nga Bayern Munich, karrierën do ta vazhdojë në Serie A, ku ka nënshkruar me Fiorentinën.

“Futbolli është jeta ime dhe unë jam ende i uritur për të luajtur. Ky klub ka shumë ambicie dhe ne duam të jemi në top pesë të parët apo top tre”, ka deklaruar Ribery.

36 vjeçari ka nënshkruar me Fiorentinën kontratë dy vjeçare, duke hedhur poshtë mundësitë për t’u transferuar në Rusi apo Emiratet e Bashkuara Arabe, për shuma të mëdha parash. 

“Dua të falënderoj agjentët e mi dhe drejtorët e klubit. Ne kemi folur shumë dhe kemi arritur një që më bëri shumë të lumtur”.

“I pash drejtorët shumë të motivuar dhe me besim të madh te unë. Gruaja ime ishte po ashtu vendimtare në këtë zgjidhje, sepse familja është e rëndësishme për mua”.

(Kosova Sot Online)