Mediumi i madh anglez parashikon sezonin e ri të Premierligës

  • 23 August 2019 - 13:03
Mediumi i madh anglez parashikon sezonin e ri të Premierligës

Manchester City do ta mposhtë sërish Liverpoolit për t’u shpallur kampion i Premierligës gjatë sezonit 2019/20, sipas një superkompjuteri të mediumi të madh sportiv në Angli, BT Sport.

“The Reds” i shtynë djemtë e Pep Guardiolës deri në xhiron finale të sezonit të kaluar për titullin e kampionit të Anglisë për sezonin 2019/20. Megjithatë, në fund Manchester City arriti ta mbrojë titullin e kampionit.

Dhe BT Sport tani e ka krijuar një makinë për ta parashikuar tabelën e Premierligës për sezonin 2019/20. Sërish, kampionët në fuqi janë favoritë për ta marrë trofeun.

Djemtë e Jurgen Kloppit, që u shpallën kampionë të Evropës gjatë sezonit të kaluar, radhiten në pozitën e dytë, ndërsa pas tyre vjen Tottenhami në vend të tretë dhe Chelsea në vend të katërt.

Kjo do të thotë që Arsenali dhe Manchester Unitedi s’do të luajnë në Ligën e Kampionëve as në sezonin 2020/21. Në anën tjetër, Sheffield United, Norwich dhe Newcastle janë skuadrat të cilat parashikohet se do të bien në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Tabela e parashikuar për sezonin 2019/20 të Premierligës:

(Kosova Sot Online)