Ish-mjeku i Kolumbisë kritikon ashpër James: Nuk është mirë nga mendtë e kokës

  • 28 August 2019 - 12:38
Ish-mjeku i Kolumbisë kritikon ashpër James: Nuk është mirë nga mendtë e kokës

Të forta. Kështu mund të përshkruhen fjalët e Héctor Fabio Cruz, ish-mjekut të kombëtares kolumbiane, drejtuar James Rodríguez, mesfushorit të Real Madridit. Këtij të fundit i shtohet një dëmtim i ri në këmbë, që e pësoi ndaj Real Valladolid, në javën e dytë të La Liga-s.

Eksperti në mjekësinë sportive tregon se problemi i James vjen nga fakti se ai nuk kryen një plan të mirë riaftësues. Në vend që të ndjekë këshillat e personelit mjekësor, të klubit apo të kombëtares, është i përkushtuar të bëjë gjëra të tjera. 

“Ai djalë është jashtë vëmendjes. Në vend që të punojë për sezonin e ardhshëm, ai shkon të rregullojë vetullat dhe të modelojë flokët. Ekipe të mëdha si Real Madridi supozojnë se lojtarët janë profesionistë, se ata përgatiten edhe vetë, por ky djalë është keq nga mendtë e kokës, tha Cruz.

 “Një lojtar që kalon muaj jashtë fushave, nga klubi në klub, si arrin në majë? Talenti nuk i mungon dhe, nëse riaftësohet e përgatitet siç duhet, nuk do të pësojë asnjë dëmtim si ky”.

Ndërsa krahasimet janë të çuditshme, Cruz e ilustroi situatën me profesionalizmin e Cristiano Ronaldos, një lojtar që, gjithashtu, ka pësuar disa lëndime, por përkundër gjithçkaje, ai kalon kohë duke u rikuperuar.

“Cristiano mori pushime për një javë, udhëtoi me familjen në jahtin e tij, në ishujt kroatë. Javën tjetër ishte i pari në stërvitje. Ai është futbollisti më profesional që njoh”, shtoi ai.

“James la Kupën e Botës i dëmtuar dhe erdhi në plazh, por kjo nuk mund të jetë rruga e një profesionisti për t’u rikuperuar. Ai mbaroi “Copa América” dhe erdhi në Medellin për të mos punuar. Mendoni pastaj sa kohë kaloi pa stërvitje”.

(Kosova Sot Online)