Guardiola dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve me Man Cityn – por jo me çdo kusht

  • 29 August 2019 - 15:22
Guardiola dëshiron triumfin në Ligën e Kampionëve me Man Cityn – por jo me çdo kusht

Pep Guardiola ka folur rreth fitimit të trofeut në Ligën e Kampionëve këtë sezon me Manchester Cityt.

Trajneri katalunas njihet si fitues i madh, pasi ka fituar në Spanjë me Barcelonën, në Gjermani me Bayern Munichun dhe Angli me Cityn.

Megjithatë, triumfin në Evropë, Guardiola e ka shijuar vetëm me Barcelonën dhe për këtë fakt është kritikuar disa herë.

Por, trajneri i njohur ka thënë se ekipi i tij do të tentojë lavdinë edhe në Ligën e Kampionëve, edhe pse jo me çdo kush.

“Unë e di se do të gjykohemi në fund edhe nëse fitojmë Ligën e Kampionëve. E di se nëse nuk e bëjmë, nuk do të jetë e mjaftueshme”, ka thënë fillimisht Guardiola. 

“Arrita te Barcelona, ëishim me fat që e fituam dy herë në katër vjet, dhe njerëzit presin që unë jam diçka i veçantë që duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve dhe është e vërtetë”.

“Sigurisht që ne duhet të fitojmë në Evropë sepse është një turne i rëndësishëm dhe i vështirë për t’u fituar. Por unë nuk do të shkoj në kazino dhe të fus në lojëra të fatit gjithçka që kam në xhep në vetëm shtatë ndeshje”.

“Dua të jem i lumtur për 11 muaj – dhe fitimi i Ligës Premier më bën të lumtur. Pse do të pres deri në shkurt për shtatë ndeshje?”, përfundoi katalunasi.

(Kosova Sot Online)