Juventusi, i vendosur për Rakiticin

  • 29 August 2019 - 16:44
Juventusi, i vendosur për Rakiticin

Gjiganti italian po planifikon të përforcohet me mesfushorin kroat të Barcelonës në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës

Juventusi po planifikon të përforcohet ende në fund të afatit kalimtar të verës.

Gjiganti italian ia ka vënë syrin futbollistit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

“Don Balon” shkruan se mesfushori kroat do të largohet këto ditë ngë Camp Nou, ku ka përfunduar në bankinë.

Trajneri Ernesto Valverde e ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e 31 vjeçarit.

Dhe, Juve është aty, në tentim për ta shfrytëzuar situatën dhe për ta sjellë mesfushorin kreativ në Torino.

Gjithashtu, nënkampioni i botës me Kroacinë lidhet me një kalim të mundshëm në Paris Saint-Germain, si pjesë e marrëveshjes për rikthimin e Neymarit në Camp Nou. 

(Kosova Sot Online)