Rafinha mund t’i bashkohet Valencias nga Barcelona

  • 30 August 2019 - 16:51
Rafinha mund t’i bashkohet Valencias nga Barcelona

Mesfushori brazilian mund të largohet nga Camp Nou këto ditë për t’iu bashkuar klubit tjetër nga La Liga spanjolle

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha pritet ta kompletojë lëvizjen drejt Valencias para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Në fakt, futbollisti brazilian kërkohet nga klubi i La Ligas dhe ai mund t’i bashkohet Valencias para të hënës së 2 shtatorit, kur edhe mbyllet afati kalimtar, shkruan Diario Sport.

Marrëeshja në mes të dy klubeve tashmë është arritur, por transferimi do të varet nga aprovimi i pronarit të Valencias, Peter Lim.

Rafinha i ka zhvilluar të dyja ndeshjet e para të sezonit të ri me Barcelonën ë La Liga.

(Kosova Sot Online)