Sot derbi londinez, Arsenal kundër Tottenham

  • 01 September 2019 - 10:45
Sot derbi londinez, Arsenal kundër Tottenham

Çdo javë nga një superndeshje në Premier Leaguen angleze, që ditën e sotme do të vijë me derbin e Londrës mes Arsenalit e Tottenhamit, që do të zhvillohet në “Emirates Stadium” në orën 17:30.

“Topçinjtë” e Unai Emery e nisën mirë kampionatin, duke regjistruar dy fitore radhazi, por në testin e parë të vështirë, atë të “Anfield Road” një javë më parë përballë Liverpoolit, u dorëzuan duke pranuar humbjen me rezultatin 3-1.

Megjithatë synimet e Arsenalit janë që të sigurojë pa problem një vend në zonën Champions dhe në sfidën e sotme përballë Totenhamit do të tentojë që të rikthehet menjëherë të fitorja dhe të ngjitet në kuotën e 9 pikëve. 

Një start të mirë u duk se bëri edhe Tottenhami në javët e para, sepse pas fitores ndaj Aston Villës në ndeshjen hapëse, arriti të ndalë në barazim 2-2 Manchester City-n në “Etihad Stadium”, por javën e kaluar zhgënjeu në shtëpi përballë Newcastle, ku humbi me rezultatin minimal.

Tekniku Pocchetino e cilësoi aksident humbjen e një jave më parë dhe bëri thirrje që skuadra e tij të reagojë e të fitojë derbin, për të mos humbur kontaktet me kreun e renditjes, ku Liverpooli e City po bëjnë vërtetë mirë.

Më herët, në orën 15:00, po për javën e katërt të Premier Leagues, do të luhet edhe sfida e Liverpoolit, mes Evertonit dhe Wolvesit, një takim ku vendasit janë dukshëm favoritë për të marrë pikët e plota.

(Kosova Sot Online)