Momenti kur Mane zemërohet me Salah, që s’ia pasoi topin

  • 01 September 2019 - 14:27
Momenti kur Mane zemërohet me Salah, që s’ia pasoi topin

Edhe pse Liverpooli fitoi bindshëm 3:0 kundër Burnley, Sadio Mane nuk ishte plotësisht i lumtur. Ai doli nga loja i zemëruar me bashkëlojtarin e vet, Mohamed Salah, i cili nuk ia kishte pasuar topin brenda zonës. U desh ndërhyrja e Roberto Firmino dhe Jurgen Klopp për ta qetësuar.

Gjithçka ndodhi pas minutës së 80-të, pak para se Klopp ta largonte Manen nga loja, me rezultatin 3:0 për të kuqtë në atë kohë, transmeton Gazeta Express.

Gjatë lojës dhe para se të ndodhte zëvendësimi, Mane u zemëruar sepse Salah vendosi të mos ia pasonte topin edhe pse ai ishte i vetëm brenda zonës dhe portieri nuk do të kishte mundësi t’ia mbronte topin.

Duke parë vendosjen e tij, Mane do të shënonte sikur sulmuesi egjiptian t’ia pasonte topin. Por Salah vendosi të gjuajë vetë nga një pozitë shumë më e vështirë dhe natyrisht dështoi.

Mane e shprehu zemërimin e tij kur u ul në bankën e rezervistëve. Edhe pse e shënoi golin e dytë të Liverpoolit, vendimi i Salah e kishte zemëruar dukshëm. Ai nisi të ankohej dhe argumentonte në stol aq shumë saqë Klopp dhe Firmino ndërhynë për ta qetësuar.

“Po, e kishte për pasimin por gjithçka është në rregull tani. Nuk ishte i kënaqur me këtë, por Sadio është djalë emocional dhe gjithmonë i shfaq emocionet para të tjerëve|, tha Klopp pas ndeshjes. 

Kosova Sot Online