Jese Rodriguez pagoi 5000 euro për ta eliminuar ish të dashurën nga “Big Brother”

  • 04 September 2019 - 10:03
Jese Rodriguez pagoi 5000 euro për ta eliminuar ish të dashurën nga “Big Brother”

Kohë më parë, Jese Rodriguez i kishte shpenzuar pesë mijë euro për të dërguar mesazhe në mënyrë që ta eliminojë ish të dashurën e vet nga versioni spanjoll i “Big Brother”.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Stoke Cityt u nga me të dashurën e tij Aurah Ruizin në vitin 2018 dhe ai vendosi që të bëjë gjithçka të mundur për të mos e lejuar atë të vazhdojë në programin televiziv.

Dyshja e kaloi një ndarje mjaft të komplikuar, gjatë të cilës Ruiz e paditi në gjykatë Jesen me akuzën se ai është dukë i lënë anash detyrat e tij si baba.

Jese iu hakmor modeles kur ajo vendosi të marrë pjesë në “Big Brotherin” e Spanjës.

Plani i Jeses bëri që Ruiz të jetë personi i parë që u eliminua nga ky program televiziv.

Ndërkohë, së fundi Jese e kompletoi transferimin e tij në formë huazimi nga Paris Saint-Germaini në Sporting CP.

“Jam shumë i lumtur për mundësinë që ma ka dhënë Sporting CP. Ky është një klub historik në Portugali”. U shpreh Jese.

“Unë e kam një shok të quajtur Cristiano Ronaldo, i cili më ka thënë gjëra shumë të mira për këtë klub, që e krijoi atë nga një moshë shumë e re. Mezi po pres t’i filloj stërvitjet me kolegët e mi”.

“I kam parë lojtarët që janë në këtë skuadër dhe mendoj se mund të arrijmë diçka të rëndësishme. Do të luftojmë në të gjitha garat. Me kënaqësi dhe punë, mund të arrijmë shumë”.

Jese, i cili u bë i famshëm gjatë kohës së tij në Real Madrid, ende nuk e ka arritur potencialin që e kishte shfaqur si i ri. Këtë do të tentoj ta bëjë më në fund në Portugali. 

(Kosova Sot Online)