Sarri e do Willianin në Juventus

  • 04 September 2019 - 12:41
Sarri e do Willianin në Juventus

Trajneri italian e pëlqen mesfushorin ofanziv brazilian, me të cilin ka punuar në Chelsea dhe e do atë në Torino

Maurizio Sarri ndien se ende nuk e ka të kompletuar ekipin tek Juventusi, 

Trajneri italian e mori në dorë gjigantin torinez këtë verë me synim që ta fitojë Ligën e Kampionëve, objektiv ky i moçëm i “Bianconeri”.

Mirëpo, ish-trajneri i Napolit dhe Chelseat po mendon qysh tash për përforcimet që do t’i bëjë në janar.

Njëri prej futbollistëve të preferuar të trajnerit italian është edhe Willian.

Mediumi britanik “The Express” raporton se 31 vjeçari po vëzhgohet nga afër nga gjigantët italianë.

Juventusi synon ta transferojë atë në afatin kalimtar të janarit.

Braziliani ka vetëm edhe një vit kontratë, prandaj Chelsea mund ta shesë në janar për të mos e humbur pa para verën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)