Khabib probleme me peshën, zhvishet lakuriq në peshime

  • 06 September 2019 - 12:06
Khabib probleme me peshën, zhvishet lakuriq në peshime

Khabib Nurmagomedov do të ndeshet ditën e shtunë kundër Dustin Poirier në Abu Dabi. Të dy sportistët do të luftojnë për të unifikuar titujt kampionë bote në artet marciale mikse. 


Khabib dhe Poirier kryen peshimet zyrtare dhe probleme pati për rusin. Ai e kapi peshën në limite, pasi në ceremoninë e peshimit hoqi dhe të brëndshmet që të arrinte peshën e duhur. Dy nga punëtorët e skenës u detyruan të mbanin një peshqir për kampionatin e pamposhtur të botës. 

Poirier dhe Khabib kanë të njëjtën peshë, ndërsa nesër do të shkojnë në një ndeshje fantastike, prej atyre që mund të shkruajnë historinë e këtij sporti.

(Kosova Sot Online)