Kosova kryeson Grupin A, lë pas Anglinë

  • 07 September 2019 - 17:09
Kosova kryeson Grupin A, lë pas Anglinë

Pas fitores në “Fadil Vokrri” kundër Çekisë, ekipi kombëtar i Kosovës e kryeson Grupin A për kualifikimet në Kampionatin Evropian 2020, duke e lënë prapa Kombëtaren e Anglisë.

“Dardanët” arritën t’i marrin fitore tejet të rëndësishme, me rezultat 2:1, në ndeshjen kundër Çekisë, sot në stadiumin “Fadil Vokrri”, për t’i marrë tri pikët e radhës në kuadër të Grupit A.

Këto tri pikë janë mjaft të rëndësishme pasi që ato e dërgojnë Kosovën në kreun e Grupit A, të paktën derisa të zhvillohet ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje.

Anglia radhitet e dyta në Grupin A, pas Kosovës, megjithatë xhiron e kësaj ndeshjeje anglezët do ta zhvillojnë sot në orën 18:00 kundër Bullgarisë.

Nga gjithsej katër ndeshje të zhvilluara deri më tani, Kosova i ka siguruar dy fitore – kundër Çekisë dhe Bullgarisë – dhe dy barazime – kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Kosova do ta vazhdojë ëndrrën për kualifikim në EURO 2020 të martën, kur do të përballet me Anglinë në stadiumin e Southamptonit, “St. Mary’s”.

egjithatë, Kosova e ka edhe një rrugë të dytë për ta siguruar pjesëmarrjen në Evropian, përmes play-offs të Ligës së Kombeve, ku në gjysmëfinale do të takohet me Maqedoninë, e në finale mund të përballet me Bjellorusinë ose Gjeorgjinë. 

Image

(Kosova Sot Online)