Nuk ndalet Zvicra, shënon edhe mbrojtësi i Milanit

  • 08 September 2019 - 19:00
Nuk ndalet Zvicra, shënon edhe mbrojtësi i Milanit

Zvicra është duke e mposhtur 3-0 Gjibraltarin pas 45 minutave lojë. Zakaria, Mehmedi dhe Rodriguez shënuan për ekipin e Vladimir Petkovic, që mund të gjejë edhe më shumë rrjetën në pjesën e dytë.

Gjibraltari duket kafshatë e lehtë për Zvicrën.

Pas 45 minutave lojë, skuadra e shqiptarëve është duke fituar 3-0.

Golin e parë e shënoi Denis Zakaria në minutën e 37-të.

Disa minuta më vonë, portën e gjeti edhe shqiptari, Admir Mehmedi, në atë të 43-të.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, në listë të golashënuesve u shënua edhe mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez.

(Kosova Sot Online)