Gjilani fiton miqësoren përballë Schaffhausen në Zvicër

  • 08 September 2019 - 20:19
Gjilani fiton miqësoren përballë Schaffhausen në Zvicër

Gjilani ka arritur ta fitojë miqësoren e sotme përballë Schaffhausen.

Në ndeshjen e zhvilluar në Zvicër, gjilanasit triumfuan me rezultat të pastër 2:0, shkruan Zëri.info.

Jackson Ferreira (‘1) dhe Gerhard Progni (’18) shënuan golat e fitores për Gjilanin sot.

Në këtë ndeshje, të dy trajnerët pothuajse provuan të gjithë futbollistët.

Në Zvicër në përkrahje të Gjilanit nuk munguan as tifozëria e famshme “Skifterat” të cilët përkrahën skuadrën e tyre të zemrës edhe jashtë Kosovës, raporton Zeri.

Ndryshe, në javën e katërt të Superligës së Kosovës në futboll, Gjilani do të përballet me Drenicën.

(Kosova Sot Online)