Kroacia bën “vetëvrasje”, ndalet nga Azerbajxhani

  • 09 September 2019 - 22:37
Kroacia bën “vetëvrasje”, ndalet nga Azerbajxhani

Kroacia gabon rëndë dhe humbet një mundësi të mirë për t’u afruar gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Euro 2020.

Nënkampionët e botës nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Baku ndaj Azerbajxhanit që mori pikën e parë në grupin E pas 5 ndeshjesh, ndërkohë që Kroacia me këtë barazim u ngjit në kuotën e 10 pikëve duke vënë në diskutim vendin e parë pasi Hungaria ka vetëm një pikë më pak.

Golit të kapitenit të kroatëve Luka Modric me penallti në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Khalilzada në minutën e 72-të.

(Kosova Sot Online)