Zyrtare: Celedes emërohet trajner i Valencias

  • 11 September 2019 - 19:48
Zyrtare: Celedes emërohet trajner i Valencias

Pas shkarkimit tronditës të Marcelinos, Valencia ka vepruar shpejt dhe e ka emëruar Albert Celedes në postin e trajnerit të skuadrës.

Pas një takimi të martën mes pronarit të klubit Peter Lim dhe presidentit Anil Murthy në Singapore, u vendos që Marcelino të shkarkohej.

Valencia veproi menjëherë dhe e emëroi Celedes në vend të tij.

Celedes ka shumë pak përvojë si trajner i nivelit të lartë. Ai ka qenë ndihmës trajner i Julen Lopeteguit në Real Madrid, ndërsa më parë ka qenë trajner i ekipit kombëtar U21 të Spanjës për katër vjet. 


(Kosova Sot Online)