Thellohet kriza e Real Madridit në mesfushë

  • 13 September 2019 - 10:20
Thellohet kriza e Real Madridit në mesfushë

Luka Modric e ka pësuar një lëndim muskulor që do ta mbajë atë jashtë skuadrës së Real Madridit deri në 15 ditë dhe Zinedine Zidane do të duhet t’i ndryshojë planet e tij për ndeshjet e ardhshme, kundër Levantes dhe Paris Saint-Germainit.

Vetëm Toni Kroos është 100 për qind në gjendje të mirë për momentin, pasi që Isco është ende i lënduar dhe James Rodriguez është duke u rikuperuar nga lëndimi i tij.

Ndërkohë, Casemiro do të marrë pjesë në vetëm një seancë stërvitore me skuadrën e Real Madridit para ndeshjes të së shtunës dhe Fede Valverde kthehet në Evropë pasi luajti në dy ndeshje me Uruguain gjatë ditëve të kaluara.

Ideja e Zidanit për ndeshjen kundër Levantes ishte ta pushonte brazilianin, i cili luajti në të dy ndeshjet e Kombëtares braziliane, kundër Kolumbisë dhe Perusë, duke luajtur me Modricin dhe Kroosin në mesfushë.

Megjithatë, tani ai duhet të zgjedhë mes Casemiros dhe Valverdes për të luajtur përkrahë Kroosit, para ndeshjen hapëse të Real Madridit për sezonin e ri të Ligës së Kampionëve, kundër PSG-së, të mërkurën.

Në Francë, nëse Zidane vendos të luajë me formacion 4-4-2, Gareth Bale dhe Lucas Vazquez do të luajnë me Kroosin dhe Casemiron në mesfushë, ndërsa Karim Benzema dhe Eden Hazardi do ta mbajnë vijën e sulmit.

Lëndimi i Modricit e ka alarmuar Real Madridit, pasi që tetë lojtarë në skuadrën madrilene janë me lëndime muskulore, ndërsa tre tjerë kanë lëndime të tjera. Kjo bën që Real Madridit t’i jenën lënduar 11 lojtarë vetëm nga fillimi i parasezonit.

Pas largimit të Dani Ceballos dhe Marcos Llorentes, “Los Blancos” kanë mbetur me vetëm katër mesfushorë. Për këtë arsye, Zidane kishte tentuar ta siguronte transferimin e Paul Pogbas nga Manchester Unitedi këtë verë. 

(Kosova Sot Online)