Kthehet Luis Suarez

  • 14 September 2019 - 09:32
Kthehet Luis Suarez

Suarez ka lënë prapa dëmtimin. Ai është përfshirë në skuadër për ndeshjen me Valencian që do të zhvillohet në “Camp Nou” nga ora 21:00.

Ernesto Valverde ka publikuar listën prej 20 lojtarëve të ftuar për ndeshjen e së shtunës që Barcelona e zhvillon në “Camp Nou” kundër Valencias.

Luis Suárez dhe Junior Firpo janë përfshirë gjithashtu në listë për sfidën e sotme, kurse ashtu siç e konfirmoi Valverde gjatë ditës së djeshme, jashtë ka mbetur sërish Lionel Messi.

Barça nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga, duke grumbulluar vetëm katër pikë pas tri ndeshjeve dhe sonte, me Antoine Griezmannin në formë, do të kërkojë një tjetër fitore në shtëpi. 

(Kosova Sot Online )