Marcelo konfirmon lëndimin: “I trishtuar që s’mund të luaj për një kohë me Realin”

  • 16 September 2019 - 22:31
Marcelo konfirmon lëndimin: “I trishtuar që s’mund të luaj për një kohë me Realin”

Marcelo do të mungojë të mërkurën kundër PSG-së, të shtunën kundër Sevillës dhe me shumë mundësi me 25 shtator kundër Osasunës.

Lëndimi i Marcelonës nuk është i lehtë. 

Braziliani, që lëndoi krahun në fitoren 3-2 kundër Levantes, ka dhënë sinjale se do të mungojë disa ndeshje për Realin.

Ai s’do të jetë të mërkurën në “Parc des Princes” për t’u përballur me PSG-në.

“I trishtuar që s’mund të luaj për një kohë me Realin. Do të kthehem më i fort”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)