Solskjaer e konfirmon lëndimin e Daniel James

  • 18 September 2019 - 16:16
Solskjaer e konfirmon lëndimin e Daniel James

Daniel James do ta ketë të pamundur të luajë në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Evropës për Manchester Unitedin, kundër Astanas, pasi që e pësoi një goditje gjatë fitores me rezultat 1:0 kundër Leicesterit, të shtunën.

21-vjeçari i ka bërë pesë paraqitje, në të cilat ka kontribuar me tri gola për Manchester Unitedin gjatë këtij sezoni të Premierligës.

Mesfushori, i cili u transferua në Old Trafford nga Swansea City për 15 milionë euro këtë verë, nuk u stërvit me skuadrën të mërkurës, para përballjes të vlefshme për Grupin L të Ligës së Evropës.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes të së enjtes, trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer tha: “Po, James e pësoi një goditje kundër Leicesterit, kështu që atë nuk do ta kemi në dispozicion”.

Luke Shaë, Paul Pogba dhe Anthony Martial gjithashtu do të mungojnë në këtë ndeshje të parë të Manchester Unitedit për sezonin 2019/20 të Ligës së Evropës.

Ndërkohë, Solskjaer e ka konfirmuar se Diogo Dalot dhe Jesse Lingard janë rikuperuar plotësisht nga lëndimet e tyre dhe ata janë në dispozicion për t’u zgjedhur për këtë ndeshje.

Përkundër këtij lëndimi të lehtë të Jamesit, Solskjaer është shprehur i emocionuar nga paraqitjet e uellsianit në fillim të sezonit të ri të Premierligës.

“Unë jam i kënaqur me Danielin. Fakti që arritëm ta transferojmë atë në Manchester është i mrekullueshëm. Ai e ka dëshmuar se e ka atë faktorin X për t’i ndihmuar skuadrës”.

“Unë e di se ai kishte qenë shumë afër transferim në Leeds më parë, por kështu e ka futbolli. Ai e ka nisur shumë mirë këtu”.

(Kosova Sot Online)