Shefi i Liverpoolit i qëndron pranë në spital tifozit të të kuqve

  • 18 shtator 2019 - 16:39
Shefi i Liverpoolit i qëndron pranë në spital tifozit të të kuqve

Shefi ekzekutiv i Liverpoolit, Peter Moore, ka qëndruar në spital pranë tifozit të lënduar të të kuqve, i cili ishte zënë në pritë në një kafene në Napoli para ndeshjes së Ligës së Kampionëve të martën mbrëma.

Tifozi e kishte humbur vetëdijen, pas pjesës së parë në humbjen e Liverpoolit kundër Napolit, për shkak të humbjes së madhe të gjakut, sipas mediave britanike.

Policia në Merseyside njoftoi se dy tifozë të Liverpoolit ishin sulmuar në një kafene para ndeshjes që kishte nisur në orën 21:00.

Ata ishin sulmuar nga një grup njerëzish me skuterë dhe kanë pësuar çarje dhe lëndime të lehta.

Të dy këta burra të moshës 26 dhe 46 vjeçe nga Britania e Madhe, ishin trajtuar në vendin e ngjarjes para se të shkonin në stadium për ta parë ndeshjes.

“Jam me të në spital tani”, ka shkruar Moore në Twitter para orës 1:00 të mëngjesit. “Nuk do ta lëmë vetëm derisa të sigurohemi se ai është mirë”. 

(Kosova Sot Online )