Tifozët tallen me Hazardin pas paraqitjes së tij kundër PSG-së

  • 19 September 2019 - 08:59
Tifozët tallen me Hazardin pas paraqitjes së tij kundër PSG-së

Eden Hazardi nuk arriti ta dëshmojë veten në ndeshjen e tij të parë për Real Madridin në Ligën e Kampionëve. Pas asaj paraqitje të belgut, tifozët publikuan video dhe postime të tjera qesharake në Twitter.

Real Madridi pësoi disfatë me rezultat 3:0 në ndeshjen e së martës kundër Paris Saint-Germainit në “Parc des Princes”, në ndeshjen e parë e xhiros së parë të fazës së grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

“Los Blancos” i paguan mbi 90 milionë funte për transferimin e Eden Hazardit nga Chelseat gjatë afatit kalimtar të verës. Pasi vitin e kaluar luajti në Ligën e Evropës, të mërkurën Hazardi u kthye në garën më prestigjioze të Evropës.

13-herë kampioni i Evropës u mposht nga PSG-së dhe sulmuesi belg, duke e luajtur vetëm ndeshjen e dytë të sezonit, u bë viktimë e talljeve në rrjete sociale.

“Kylian Mbappe dhe Neymari, duke e shikuar Hazardi të luajë për ekipin e tij të ëndrrave”, shkroi @cp_pulisicszn22.

 

 

“Hazardi gjatë gjithë ndeshjes”, shkroi @Maleka_Moroane.

 



“Neymari u ul në tribunë sot dhe e ndikoi ndeshjen po aq sa Hazardi. Kjo është e vështirë”, shkroi @mxdric.



“Hazardi që Real Madridi mendoi se po e merrte dhe Hazardi që e morën në fakt ata”, shkroi @zeezish_.
 


“Çfarë shton Eden Hazardi në skuadrën e Real Madridin”, shkroi @IthilebuRobert.

(Kosova Sot Online)