Dy persona në skuter e vrasin futbollistin 32-vjeçar

  • 19 September 2019 - 12:28
Dy persona në skuter e vrasin futbollistin 32-vjeçar

Ish-mbrojtësi i djathtë i Volendam, Royal Antwerp dhe Burton Albion, Kelvin Maynard, është vrarë me armë zjarri të mërkurën mbrëma në Amsterdam.

Policia holandez e ka konfirmuar vdekjen e 32-vjeçarit të enjten në mëngjes

Mediat në Holandë thonë se dëshmitarët e rastit pohojnë t’i kenë parë dy persona në një skuter duke e kryer sulmin, ndërsa Maynardin duke tentuar të fshihet afër një stacioni të zjarrfikësve.

Makina e Maynard u ndal pranë stacionit të zjarrfikësve dhe lojtari nuk doli nga ajo.

Përkundër përpjekjeve të njerëzve në vendin e ngjarjes për ta shpëtuar atë, Maynard nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve dhe ka vdekur.

“Ne konfirmojmë se viktima e të shtënave me armë në Langbroekdreef mbrëmjen e së mërkurës ishte 32-vjeçari Kelvin Maynard. Hetimi për vrasjen e tij vazhdon”, thuhet në njoftimin e policisë holandeze.

(Kosova Sot Online)