Kosova e turpëron 8:0 Taxhikistanin

  • 19 September 2019 - 17:14
Kosova e turpëron 8:0 Taxhikistanin

Kombëtarja U15 e Kosovës e ka turpëruar Taxhikistanin duke e mposhtur 8:0 në një ndeshje të turneut UEFA Development Tournament të enjten në Shqipëri.

Djelmoshat dardanë ishin të pamëshirshëm ndaj Taxhikistanin duke e mundur me tetë gola epërsi në ndeshjen e parë të këtij turneu, që po zhvillohet në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Kombëtarja verdhekaltër ishte plotësisht mbizotëruese në lojë dhe kanë arritur të shënojnë 8 gola në portën kundërshtare.

Elton Krasniqi i shënoi gjysmën e golave të Kosovës, derisa nga dy gola i shënuan Leart Halimi dhe Edvin Hodolli.

Ndeshjen e radhës, Kosova U15 do ta luajë më 21 shtator kundër Estonisë.

(Kosova Sot Online)