Munishi: Sa të mëdhenj jemi, jam trajner i djemve dhe talentëve më të mëdhenj në shqiptari

  • 19 September 2019 - 17:16
Munishi: Sa të mëdhenj jemi, jam trajner i djemve dhe talentëve më të mëdhenj në shqiptari

Ismet Munishi e ka bërë një postim, përmes së cilit i ka përgëzuar lojtarët e Ballkanit për sezonin që po e bëjnë. Trajneri kosovar thotë se ndihet krenar me ekipin që e udhëheq

Ismet Munishi i ka përgëzuar futbollistët e Ballkanit për paraqitjet që po i bëjnë këtë sezon në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Therandasit e pësuan dje humbjen e parë sezonale pasi u mposhtën nga Gjilani me rezultat minimal, 1:0.

Megjithatë, trajneri kosovar i ka motivuar lojtarët e tij, duke besuar shumë në ta dhe duke i lavdëruar po ashtu.

“Sa te mdhaj jemi, po tregon gezimi teper i madh i atyre qe shume rrall po na mundin. Urime fitoren, por do te shihemi shume shpejt. Jam shume krenar qe jam trener i Ballkanit jam shume krenar qe jam trener i djemve dhe talentave me te mire ne Shqiptari. Forca Ballkani”, ka shkruar Munishi në Facebook.

Ballkani ka grumbulluar 8 pikë në 5 ndeshjet e para, duke i shënuar 2 fitore, duke barazuar në 2 të tjera dhe duke e humbur një.

(Kosova Sot Online)