Messi si Ronaldo, hedh në treg firmën e tij më të re të veshjeve të quajtur thjesht “Messi”
Lionel Messi ka hedhur në treg firmën e tij më të re të veshjeve të quajtur thjesht “Messi”.
Sulmuesi argjentinas ishte i pranishëm në mbrëmjen e zhvilluar për promovimin e kësaj marke të re të financuar nga ai, të krijuar dhe ideuar nga e gjithë familja e tij.
Motra e tij, Maria Sol ka punuar bashkë me futbollistin në këtë projekt, ndërsa vëllai i tij Rodrigo ishte i pranishëm në eventin e zhvilluar për këtë markë të re veshjesh.
Dyqani i parë është hapur në Barcelonë dhe është vetëm për meshkuj, ku të pranishëm ishin shumë tifozë katalanas, që morën nga një veshje me firmën e yllit argjentinas.
#Messi presenting and modeling his new clothing brand.
— Barcelona Worldwide (@BarcaWorldwide) September 19, 2019
Do you like it? pic.twitter.com/X4FNaIe3Dx
(Kosova Sot Online)