Zbardhet 11-shja, ja formacioni më i mirë i sezonit që akordohet në ceremoninë “The Best”

  • 23 September 2019 - 19:17
Zbardhet 11-shja, ja formacioni më i mirë i sezonit që akordohet në ceremoninë “The Best”

Sigurisht që asnjë klub nuk ka buxhete që të ndërtojë një formacion të tillë, por diçka të tillë e bën FIFA.

Në mbrëmjen që organizmi më I madh botëror I futbollit organizon për ceremoninë “The Best” ditën e sotme në “La Scala” të Milanos, është bërë publik edhe formacioni më i mirë i sezonit që lamë pas.

Në të, është Reali i Madridit që dominon me 4 futbollistë, Ramos, Marselo, Modriç dhe Hazard. Klubi madrilen nuk bëri aspak një paraqitje sezonin e kaluar, por performancat e lojtarëve duket se vlerësohen akoma. 

Barcelona, Juventusi dhe kampionët e Europës, Liverpuli, janë ekipet me nga dy lojtarë. Më poshtë, formacioni më i mirë që do të akordohet sonte në ceremoninë “The Best”. Ky ekip sigurisht që do edhe një trajner, dhe i zgjedhuri është Jyrgen Klop.

Alison, Ramos, De Ligt, Van Dajk, Marselo, Modriç, De Jong, Hazard, Mbape, Ronaldo, Mesi. Trajner: Jyrgen Klop.

Image

(Kosova Sot Online)