Tottenhami mund të mbetet pa lojtarët kryesorë dhe pa trajner

  • 24 September 2019 - 17:51
Tottenhami mund të mbetet pa lojtarët kryesorë dhe pa trajner

Yjet e klubit anglez pritet të largohen nga Londra në fund të këtij sezoni, ndërsa rrugën e tyre mund ta ndjek edhe trajneri Mauricio Pochettino

Tottenhami mund t’i humbasë lojtarët kryesorë gjatë verës së ardhshme.

Sipas mediumit britanik “MailOnline”, Spurs mund të mbesin pa yjet e tyre me të përfunduar ky sezon.

Christian Eriksen, Jan Vertoghen e Toby Alderweireld do të mbesin pa kontratë verën që vjen, andaj ata i kanë bërë valixhet gati.

Gjithashtu, raportohet se edhe lojtarët si Harry Kane e Danny Rose nuk janë të kënaqur me situatën aktuale në klub.

Gjithashtu, edhe trajneri Mauricio Pochettino pëlqehet nga Real Madridi.

Me këtë rast, nënkampioni evropian mund të shpërbëhet në fund të këtij sezoni.

Tottenhami ishte mrekullia e edicionit të kaluar në Evropë.

(Kosova Sot Online)