Skuadra e Barcelonës takohet për darkë

  • 26 September 2019 - 08:53
Skuadra e Barcelonës takohet për darkë

Skuadra e Barcelonës u takua për darkë të përbashkët të mërkurën mbrëma, në përpjekje për t’u bashkuar pas ca javësh të vështira në fushë, veçanërisht në La Liga.

Futbollistë e gjigantit katalonas darkuan në hotelin Sir Victor në Barcelonë dhe Lionel Messi, si kapiten i skuadrës, ishte përgjegjës për organizimin e takimit.

 

Sipas gazetës spanjolle Sport, Messi kishte mbërritur i pari në takim.

Edhe trajneri Ernesto Valverde ka qenë prezent, ndërsa befasia e mbrëmjes ishte prania e vozitësit të MotoGP, Marc Marquez.

Antoine Griezmann mbërriti bashkë me Samuel Umtitin, ndërsa Gerard Pique me portierin Marc-Andre ter Stegen.

Barcelona ka bërë një fillim të dobët në ligë këtë sezon dhe përballet me detyrë të vështirë kundër Getafes të dielën.

(Kosova Sot Online )