Solskjaer tregon pse nuk ia dhuroi shiritin e kapitenit Pogbas

  • 26 September 2019 - 18:16
Solskjaer tregon pse nuk ia dhuroi shiritin e kapitenit Pogbas

Për shkak të rrotacioneve të shumta, të mërkurën mbrëma Axel Tuanzebe ishte kapiten i “Djajve të Kuq”.

Ani pse Paul Pogba gjendej në fushë, mbrojtësi 21-vjeçar i akademisë e mbajti shiritin e kapitenit për Manchester Unitedin në Kupë kundër Rochdale.

Tani, Ole Gunnar Solskjaer ka shpjeguar se pse vendosi që kapiten i Manchester United të jetë Axel Tuanzebe, e jo Paul Pogba.

“Axel është rrugës për t’u bërë kapiten, ai është lider – pse s’mund t’ia dhurojmë një të riut?. E dimë se mund t’ia japim Sergio (Romeros), mund t’ia japim Paul (Pogbas), kjo nuk është problem sepse ata kanë qenë edhe më parë”.

“Por sot ishte Axel dhe si e mbante ai atë? Ishte gjithçka në rregull, e ka shijuar”.

“Ishte vetëm një mënyrë për t’i treguar se kemi besim te ai”, tha Solskjaer për “talkSPORT”.

(Kosova Sot Online)