Mourinho, ylli i një reklame qesharake: S’është e lehtë të jesh i veçantë

  • 27 September 2019 - 08:41
Mourinho, ylli i një reklame qesharake: S’është e lehtë të jesh i veçantë

Jose Mourinho mund të jetë pa klub pas shkarkimit nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, mirëpo ai sërish ka arritur ta gjejë një mënyrë për të qëndruar në ballina të mediave.

Si shtesë ndaj të qenët analist i futbollit, Jose Mourinho gjithashtu është bërë yll në një reklamë të re për kompaninë e basteve, Paddy Powe..

Në reklamë, e cila zgjat 90 sekonda, trajneri portugez e sqaron se pse nuk është e lehtë të jesh i veçantë.

“Për të qenë i veçantë, ti duhet të jesh konsistent. Unë kam qenë i veçantë në Milan, në Real Madrid, por jo të gjitha arritjet e mëdha marrin trofe”, thotë Mourinho përderisa e shikon një gazetë me titullin “Unitedi e siguron vendin e dytë”. 

Ish-trajneri i Chelseat, Interit dhe Real Madridit vazhdon duke thënë se e veçanta nuk mund të sillet, nuk lavdërohet dhe vjen natyrshëm.

Përkundër që zgjat më pak se dy minuta, reklama ka shumë referenca ndaj karrierës së Mourinhos si trajner. Në fillim, shihet një bust i Zlatan Ibrahimovichit, kukulla ruse për shkak të bashkëpunimit të tij me pronarin e Chelseat, Roman Abramovichin, dhe një pikturë ku ai shihet duke e festuar pasi i mposhti “Djajtë e kuq”.

(Kosova Sot Online )