Pogba i vendos kushte Man Unitedit për të qëndruar

  • 28 September 2019 - 09:36
Pogba i vendos kushte Man Unitedit për të qëndruar

“Çmendet” Paul Pogba, kërkon kontratë të re nga Manchester United, me pagë 600.000 funte në javë.

Me këtë rinovim, ylli francez shpreson të bëhet një nga lojtarët më të paguar në botë.

Mesfushori, kampion bote me Francën në “Rusia 2018”, ka tërhequr interesin e Real Madridit dhe ish-klubit të tij, Juventusi, por është i vetëdijshëm se hierarkia e “Old Trafford” është e prirur ta “prangosë” atë me një marrëveshje të re, diskutimet për të cilën kanë filluar.

Kjo page, nëse përmbushet, do ta bënte Pogba një nga futbollistët më të paguar në futbollin botëror, përpara edhe Cristiano Ronaldos.

Vetëm Neymar e Messi do të ishin para francezit.

(Kosova Sot Online )