Liverpooli mund të përjashtohet nga Kupa

  • 28 September 2019 - 11:46
Liverpooli mund të përjashtohet nga Kupa

Liverpooli fitoi në Carabao Cup me rezultatin 2-0 kundër MK Don, por të besuarit e Jurgen Kloppit mund të eliminohen.

Një lajm ky i fortë për kampionët e Champions Leagues, pasi me ndryshimet e shumta që kishin në formacion, ata aktivizuan një futbollist me probleme dokumentacioni.

Trajneri gjerman aktivizoi shumë të rinj dhe mes tyre dhe Pedro Chirivellan.

Ky i fundit nuk i ka në rregull të gjitha dukumentat bazuar dhe te rikthimi me “Redsat” pas huazimit në Spanjë te Extremadura.

Federata Angleze e Futbollit mund të marrë masë për gjobitjen e Liverpoolit, ose përjashtim komplet nga Kupa.

Ekipi kryesues i Premier Leagues do të luajë ndaj Arsenalit në raundin e katërt të këtij trofeu. 

(Kosova Sot Online)