Ruiz Jr synon ta pensionojë nga boksi Joshuan

  • 02 October 2019 - 11:08
Ruiz Jr synon ta pensionojë nga boksi Joshuan

Andy Ruiz Jr beson se Anthony Joshua mund të tërhiqet nga boksi përkohësisht nëse e humb edhe rimeçin ndaj tij në fund të këtij viti.

Boksieri meksikan ia mori titujt e botës Joshuas pas triumfit tronditës në meçin e qershorit. Ata do të takohen përsëri në ring më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.

Ylli britanik e shfrytëzoi menjëherë opsionin për rimeç në marrëveshjen me Ruiz Jr, por ky i fundit planifikon t’ia shkaktojë humbjen e dytë radhazi dhe në total në karrierë Joshuas.

“Mendoj se ai duhet të pushojë nga boksi paksa, nëse e rreh përsëri”, tha Ruiz Jr për Sky Sports.

“Le ta rimarrë veten, por një apo dy humbje nuk do ta bëjnë dallimin. Ai vazhdon të jetë luftëtar, jam i sigurt se do të rikthehet”, shtoi Ruiz Jr. 

(Kosova Sot Online)