E konfirmon Deschamps, Pogba pritet të mungojë kundër Liverpool

  • 03 October 2019 - 19:49
E konfirmon Deschamps, Pogba pritet të mungojë kundër Liverpool

Trajneri i Francës ka folur për lëndimin në gju të mesfushorit të Djajve të Kuq, e cila gjë do të thotë se ai duket se nuk do të luajë kundër gjigantëve te Merseyside

Paul Pogba është në dyshim të madh dhe pritet që mos të jetë gati për derbin e Manchester United kundër Liverpool më 20 tetor, pasi që Didier Deschamps ka thënë sot se ai pritet të jetë jashtë fushave për tri javë.

“Ka një shqetësim për lëndimin e tij në gju”, ka thënë trajneri i Les Bleus Deschamps të [premten.

“Ai luajti në Carabao Cup, luajti përsëri kundër Arsenalit të hënën. Ai ka një problem me lëndim që do ta mbaj atë jashtë fushave për së paku tri javë”.

“Do të preferoja që ai të ishte gati sikurse të gjithë lojtarët e tjerë por fatkeqësisht ai nuk është në gjendje të mirë fizike për të qenë me ne”.

Pogba u lëndua gjatë barazimit të Manchesterit kundër Southamptonit në fund të gushtit, lëndim që e la jashtë atë për ndeshjet kundër Leicester City, Astana dhe West Ham. 

(Kosova Sot Online)