Reali humbi Nachon dhe sërish Marcelon në barazimin shokues në Champions

  • 04 October 2019 - 12:03
Reali humbi Nachon dhe sërish Marcelon në barazimin shokues në Champions

Marcelo s’do të luajë nesër kundër Granadas.

Përvec Nachos, që ka dëmtuar ligamentet dhe do të mungojë 2-3 muaj, as Marcelo s’do të jetë gati për sfidën e nesërme në “Santiago Bernabeu”, që Real Madridi do ta zhvillojë me Granadën.

Marcelo u inkuadrua në pjesën e dytë në barazimin 2-2 me Clube Brugge për shkak të dëmtimit të Nachos, por duket se nuk ishte rikuperuar plotësisht dhe për këtë nuk është stërvitur në ditët e fundit me ekipin.

Ai nuk është duke u stërvitur as në këto momente, e fundit para ndeshjes me Granadën, që renditet e dyta në La Liga, vetëm një pikë prapa Realit.

Përveç Marcelos, Zinedine ZIdane nuk e ka të gatshëm mbrojtësin tjetër të majtë, Ferland Mendy, çka do të thotë se Odriozola ose Militao mund të luajnë në atë pozitë.

(Kosova Sot Online)