Klopp zbulon gjendjen e Shaqirit: Ai nuk është gati

  • 04 October 2019 - 15:52
Klopp zbulon gjendjen e Shaqirit: Ai nuk është gati

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë të ditur se Xherdan Shaqiri dhe Joel Matip do të mungojnë në ndeshjen e së dielës kundër Leicester Cityt në Premierligë, ndërsa e ka konfirmuar se Alisson Becker është kthyer në stërvitjet me skuadrën.

Xherdan Shaqiri do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës të Liverpooli e edhe në dy ndeshjet e Kombëtares së Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020, shkaku i një lëndimi.

Ndërkohë, as Alissoni s’ka qenë në dispozicion për Kloppin që një kohë të gjatë, që kur kishte pësuar lëndim në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Premierligës, kundër Norwich Cityt, kur e pësoi një lëndim serioz. Jashtë skuadrës ka qenë edhe Joel Matip, i cili mungoi në ndeshjen e mesjavës kundër Salzburgut.

“Për Alisson, jemi ende te “ndoshta po e ndoshta jo”. Dje ai u stërvit me pjesën tjetër të skuadrës për herë të parë. Por, nëse i dini stërvitjet e portierëve, ato janë shumë më të vështira sesa sesionet e zakonshme stërvitore. Ai u duk mirë”, tha Klopp.

“Do ta shohim, duhet të flasim me disa njerëz të ndryshëm para se ta marrin vendimin përfundimtar për të”.

“Joel duket mirë, por ai nuk do të jetë gati për nesër e as Shaqiri jo. As Clyney jo”.

“Kjo është e gjitha. Pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare, ata të gjithë do të kthehen nga lëndimet, përveç Clyneyt. Por, deri atëherë, ne e kemi vetëm edhe një ndeshje dhe duhet të luajmë pa ta në atë ndeshje”.

Një ndeshje e madhe e pret Liverpoolit pas pushimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, pasi që djemtë e Jurgen Kloppit do ta vizitojnë Manchester Unitedin në “Old Trafford”, më 20 tetor, menjëherë pasi të kthehen në klube lojtarët. 

(Kosova Sot Online)