Klopp konfirmon se Liverpooli tentoi ta transferonte Chilwellin

  • 04 October 2019 - 20:17
Klopp konfirmon se Liverpooli tentoi ta transferonte Chilwellin

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka pranuar se skuadra e tij ka qenë e interesuar për futbollistin e Leicester Cityt, Ben Chilwell.

Trajneri i Schalkes, David Wagner, ia kishte rekomanduar strategut gjerman mbrojtësin e krahut të majtë dhe ai e kishte shqyrtuar mundësinë për ta transferuar.

“Dave Wagner më fliste çdo ditë (për të)”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp para ndeshjes së fundjavës në Ligën Premier.

“Mirëpo, Leicesteri nuk deshi ta lejonte largimin e tij, prandaj ai është akoma atje, gjë që është e mirë për të”.

“Ai është një lojtar i rritur, nuk është më fëmijë dhe ka përvojën si futbollist, ai është jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Klopp.

(Kosova Sot Online)