Kepa paralajmëron rikthimin në Athletic Bilbao

  • 11 October 2019 - 15:11
Kepa paralajmëron rikthimin në Athletic Bilbao

Portieri spanjoll i Chelseat nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në klubin spanjoll

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga thotë se do të dëshironte që një ditë të rikthehej në Athletic Bilbao.

Mirëpo, portieri kualitativ nuk e di ende se kur do të ndodhë kjo.

Përfaqësuesi spanjoll e la klubin bask në verën e vitit 2018 për t’iu bashkuar Chelseat, duke e mbyllur eksperiencën 14 vjeçare me klubin spanjoll, të cilit i ishte bashkuar kur ishte 9 vjeç në akademi.

25 vjeçari u transferua në Londër për një shumë rekorde në atë kohë, ndërsa është bërë zgjedhja e parë e trajnerit të Spanjës, Robert Moreno.

Sidoqoftë, ai e ka paralajmëruar rikthimin tek “Rojiblancos”. 

(Kosova Sot Online)