Ylli i Anglisë pas humbjes tronditëse nga Çekia: Ndikoi forma e dobët e klubeve

  • 13 October 2019 - 11:25
Ylli i Anglisë pas humbjes tronditëse nga Çekia: Ndikoi forma e dobët e klubeve

Harry Maguire thotë se me gjasë forma e dobët me klube ndikoi te mbrojtësit e Anglisë në humbjen tronditëse të premten kundër Republikës së Çekisë, e cila fatkeqësisht ia vështirëson punët tej mase Kosovës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020 nga Grupi A.

Golat nga Jakub Brabec dhe Zdenek Ondrasek i siguruan Cekisë një fitore të madhe me rikthim, pasi Anglia kishte kaluar në epërsi herët në ndeshje falë penalltisë së Harry Kane.

Anglia dhe Çekia i prijnë Grupit A me nga 12 pikë, me të parën që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Kosova ngel katër pikë prapa tyre, por me një lojë në dispozicion.

Kombëtarja verdhekaltër e pret Malin e Zi të hënën në stadiumin Fadil Vokrri, me synimin për të mbetur në garë për kualifikim me fitore eventuale, duke iu afruar lidereve në vetëm një pikë, me të cilat do të ndeshet në dy ndeshjet e fundit në grup. 

Mbrojtësit e Anglisë që ishin titullar kundër Çekisë, Danny Rose i Tottenham, Michael Keane i Evertonit dhe Maguire i Manchester Unitedit, janë duke përjetuar formë të tmerrshme me klubet e tyre në Premierligë. Ndërkohë, Kieran Trippier ka luajtur vazhdimisht me klubin e tijtë ri Atletico Madrid, edhe pse nuk ka fituar asnjë ndeshje që prej fillimit të shtatorit.

Dhe Maguire e ka pranuar se vështirësitë e tyre me klubet përkatëse mund të ketë pasur ndikimin në formën e dobët për ekipin kombëtar.

“Po, mbase. Ne e sjellim nivelin e futbollit në klub në ekipin kombëtar. Ishte ndeshjes e vështirë. E nisem ngathtë. Kaluam në epërsi edhe pse s’e merituam”, tha 26-vjeçari i pyetur nëse forma e tyre me klubet ndikoi edhe në kombëtare.

(Kosova Sot Online)