Sportisti shqiptar shpallet kampion i Evropës

  • 14 October 2019 - 16:50
Sportisti shqiptar shpallet kampion i Evropës

Sporti kosovar vazhdon të sjellë lajme të mira nga arena ndërkombëtare.

Sot fitnes modeli Petrit Mehmeti ka marrë kupën e artë në garat ndërkombëtare të fitnesit dhe bodybuildingut, të mbajtura më 12 dhe 13 tetor, në Budapest të Hungarisë.

Në mesin e shumë garuesve nga vende të ndryshme të Evropës, madje disa edhe nga vende tjera të botës, Mehmeti ka zënë vendin e parë në kategorinë “Men’s physique.

Pas kësaj, ai arriti të marrë kupën e artë për gjithë kategorinë “Men’s physique”, duke u shpallur kështu kampion evropian i te gjitha kategorive në garën e mbajtur.

Ndryshe, Petrit Mehmeti është pjesë e ekipit të bodybuilderit të njohur kosovar, Egzon Hyseni, njëherësh fitues i disa garave të fitnesit dhe bodybuildingut në nivel të vendit dhe atë ndërkombëtar. Mehmeti vlerëson lartë punën e trajnerit të tij ku thotë se ka merita shumë të mëdha për fitoren e kampionatit.

Synimet e radhës janë kampionati mbarëkombëtar në Kosovë si dhe garat botërore.

(Kosova Sot Online)