El Clasico e parë pritet të shtyhet, mësohet data kur mund të luhet

  • 17 October 2019 - 09:02
El Clasico e parë pritet të shtyhet, mësohet data kur mund të luhet

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe La Liga nuk duan të luajnë El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou më 26 tetor.

Ekziston frikë të konsiderueshme për sigurinë për ndeshjen e madhe derbi për shkak të krizës politike dhe sociale të vazhdueshme në Kataluni pas vendimeve kundër nëntë liderëve politikë katalunas. Të dy klubet janë kundër propozimit për të luajtur ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu dhe të planifikojnë ndeshjen kthyese në Camp Nou në mars. Qeveria spanjolle është gjithashtu kundër idesë për të luajtur ndeshjen në Camp Nou më 26 tetor.

Si rezultat, autoritetet janë në kërkim të datave alternative për të luajtur ndeshjen dhe, sipas gazetës Marca, 18 dhjetori do të ishte alternativa tjetër më e mirë.  18 dhjetori, që është ditë e mërkurë, nuk është ajo që e ka kërkuar La Liga, por është data më e përshtatshme për të gjitha palët. Vendimi është në duart e Komitetit të RFEF dhe do të ketë një votim midis tre palëve të hënën.

Problemi i vetëm me këtë datë është se bie në raundin e parë të Copa del Rey, por Barcelona, ëReal Madridi, Atletico Madridi dhe Valencia nuk do të luajnë për shkak të përfshirjes së tyre në Supercopa De Espana në janar.

(Kosova Sot Online )