Drita po e mund Ballkanin, Prishtina po fiton në Ferizaj

  • 20 October 2019 - 14:55
Drita po e mund Ballkanin, Prishtina po fiton në Ferizaj

Drita është duke e mundur 2:0 Ballkanin pas pjesës së parë në një duel për kryen e tabelës në Ipko Superligë, ndërkohë që Prishtina është duke fituar 1:0 kundër Ferizajt.

Izair Emini dhe Gilberto Fortunato shënuan për Dritën, në takimin që po zhvillohet momentalisht në Gjilan.

Ndërkohë, në Ferizaj, Meriton Korencia i dha epërsinë Prishtinës ndaj vendasve.

Siç qëndrojnë gjërat, Drita e merr kreun e Superligës me pikë të barabarta me rivalin e qytetit, Gjilanin.

Prishtina, ndërkohë, ngjitet në pozitën në pozitën e pestë, me pak pikë larg vendit të parë.  

(Kosova Sot Online)