Kështu duket “Arena Kombëtare” para përurimit

  • 21 October 2019 - 21:30
Kështu duket “Arena Kombëtare” para përurimit

FSHF ka publikua videon nga Arena Kombëtare, dy javë para testimi të saj më 3 nëntor dhe më pak se një muaj nga ndeshja e parë zyrtare Shqipëri- Francë.

Arena Kombëtare është gati për të hapur dyert dhe FSHF ka publikuar videon ku duket se stadiumi më i madh në Shqipëri është i plotësuar nga të gjitha anët dhe me standarte europiane.

Më 3 nëntor ekipet e femrave të Vllaznisë dhe Apolonisë do të shkelin për herë të parë tapetin e gjelbër të tij. 

Në videon e Federatës Shqiptare të Futbollit, Arena Kombëtare i ngjan më shumë një stadiumi europian, sesa stadiumeve Elbasan Arena apo Loro Boriçi në Shkodër.

Një ‘Anfield Road’ i vogël është gati të lindë në mes të Shqipërisë, për të çelur një sipar të ri në futbollin shqiptar. 

(Kosova Sot Online)