Mourinhos i intereson Arsenali

  • 30 October 2019 - 13:51
Mourinhos i intereson Arsenali

Trajneri portugez do ta udhëhiqte me kënaqësi klubin anglez, pas eksperiencave në Chelsea e Manchester United.

Jose Mourinho është në kërkim të klubit të ri.

Trajneri portugez është i papunë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur edhe ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi.

Tash, “Special One” do ta mirëpriste mundësinë eventuale për ta drejtuar Arsenalin, njofton televizioni “El Chiringuito”.

Trajneri aktual i “Gunners”, Unai Emery është vënë nën presion pas rezultateve jo të favorshme.

Prandaj, Mourinho do të ishte i gatshëm ta zëvendësojë atë, duke e marrë në dorë ekipin e tretë anglez, pas Chelseat e Manchester Unitedit.

Ndër të tjera, Mourinho thuhet se është në opsion edhe të Tottenhamit, për ta zëvendësuar Mauricio Pochettinon, por edhe i Real Madridit, për ta pasuar Zinedine Zidanen.

(Kosova So Online)