Zidane: Mbappe është ndër më të mirët në botë

  • 01 November 2019 - 17:08
Zidane: Mbappe është ndër më të mirët në botë

Zidane nuk ka asnjë dyshim, Mbappe është futbollist i veçantë.

Vetëm 20-vjeçar, Kylian Mbappe ka thyer disa rekorde dhe regjistron statistika mahnitëse, derisa ka fituar Kupën e Botës me Francën, titullin e Francës me Monacon dhe PSG-në.

Ai shihet si pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, për të cilin, tash e një kohë të gjatë interesohet Real Madridi dhe raportohet se numri një i Los Blancos, Florentino Perez, e ka prioritet për verën e vitit 2020 dhe do të bëjë gjithçka për ta parë në “Santiago Bernabeu”. 

Të njëjtën gjë do ta dëshironte edhe Zinedine Zidane, që ka vetëm fjalë të mira për sulmuesin francez.

“Asnjëherë s’jam befasuar për atë që është duke e arritur sepse ai (Mbappe) është një ndër futbollistët më të mirë në botë. E tregojnë statistikat”, u shpreh Zizu.

Ai më pas foli edhe për ndeshjen e kthimit në Champions League, që do të zhvillohet me 26 nëntor në “Santiago Bernabeu”.

“Duhet të kemi kujdes nga ai dhe nga i gjithë ekipi që siç kam thënë, janë skuadër me kualitete. Megjithatë, ka ende shumë kohë për atë ndeshje. Kemi sfida tjera përpara dhe duhet të fokusohemi në to”.

Reali e humbi sfidën kundër PSG-së 3-0, pa Neymar Junior, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.

(Kosova Sot Online)