Ibrahimovic në Bologna shkaku i Mihajlovicit, e konfirmon Sabatini

  • 03 November 2019 - 08:33
Ibrahimovic në Bologna shkaku i Mihajlovicit, e konfirmon Sabatini

Zlatan Ibrahimovic dëshiron t’i bashkohet Bolognas, për shkak të marrëdhënieve të ngushta me trajnerin Sinisa Mihajlovic, ka konfirmuar drejtori sportiv i bolonezëve, Walter Sabatini.

Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Milanit do të mbetet pa kontratë në dhjetor, kur t’i mbarojë marrëveshja me klubin nga MLS-ja, LA Galaxy.

Sulmuesi suedez ka lënë të kuptohet se dëshiron të kthehet në Serie A dhe Sabatini e konfirmoi të shtunën mbrëma se lajmi se Bologna i ka ofruar atij 8 milionë euro për 18 muaj është i vërtetë. 

“Ibrahimovic dëshiron të na bashkohet për shkak të lidhjeve që ka me Sinisa. Nuk është e pamundur. Mund të arrihet”, tha Sabatini pas humbjes së Bologna kundër Interit të shtunën.

“Ibra dëshiron ta ndihmojë Mihajlovicin dhe mund të them se ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë të mundur këtë çmenduri”, shtoi ai.

Mihajlovic është duke iu nënshtruar kimioterapisë së tretë momentalisht, pasi në korrik u diagnostikua me leukemi.

(Kosova Sot Online)