Shfuqizohet kartoni i kuq i Son për lëndimin e rëndë ndaj Gomesit

  • 05 November 2019 - 19:20
Shfuqizohet kartoni i kuq i Son për lëndimin e rëndë ndaj Gomesit

Është shfuqizuar kartoni i kuq ndaj Heung-Min Son në ndeshje kundër Evertonit dhe jugkoreani do të jetë në dispozicion për tri ndeshjet e ardhshme të Tottenhamit.

Tottenhami u ankua ndaj kartonit të kuq që iu dha Sonit për ndërhyrjen në Andre Gomesin në barazimin 1:1 të dielën në Premierligë, si pasojë e të cilës protguezi e pësoi një lëndim të rëndë duke e nxjerr nga vendi nyjën e këmbës së djathtë.

Fillimisht Son u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari Martin Atkinson, por më vonë u konfirmuar se sulmuesi i Spurs ishte ndëshkuar direkt me të kuq, gjë që i dha mundësi klubit të parashtrojë ankesë.

Komisioni i Pavarur e mor me rastin dhe konfirmoi të martën se përjashtimi i Son ishte gabim, njoftoi Federata e Futbollit e Anglisë. 


(Kosova Sot Online)