10 vite burgim sulmuesit të Ozilit

  • 08 November 2019 - 22:49
10 vite burgim sulmuesit të Ozilit

Një grabitës i armatosur është dënuar me 10 vite burgim pas tentimit të tij për të grabitur Mesut Ozilin e Sead Kolashinac.

Yjet e Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolashinac janë sulmuar nga banditët në Londër, të cilët kanë pasur për qëllim që t’i vjedhin orët e tyre të dorës të vlefshme mbi 200 mijë funte.

Grabitësit nuk ja kanë dal të realizojnë qëllimin e tyre, pasi lojtarët nuk janë dorëzuar.

Një 31 vjeçar, Ashley Smith, i cili është përshkruar nga gjykata si ‘kriminel me karrierë’ e si ‘i njohur për policinë’, është dënuar me 10 vite burgim. 

Ndërsa grabitësi tjetër, Jordan Northover pritet të dënohet më vonë.

Gjykatësit, sipas skysport, thonë se Smith kishte një rol ‘kyç’ në tentim grabitjen ndaj lojtarëve, së bashku me Jordan Northover.

Grabitësit kanë përdorur një skuter të vjedhur e ishin të veshur me tesha të zeza e helmeta për të fshehur identitetin e tyre.

(Kosova Sot Online)